Vulin: Çfarë do të bëjë Serbia nëse BE nuk ndalon krijimin e Shqipërisë së Madhe

0
434

Ministri i Mbrojtës i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se Bashkimi Evropian po aplikon standarde të dyfishta pasi nuk po reagon në krijimin që siç e ka quajtur ai “Shqipërinë e madhe”, pas heqjes së pikës kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.Ai, po ashtu, tha se në këtë pikë nuk e ka as mbështetjen e presidentit serb, Aleksander Vuçiç. “Unë po kërkoj të shqyrtojmë nëse kemi nevojë për këtë lloj të BE, nëse kemi nevojë për këtë lloj politike apo nëse duhet të ndryshojmë qëndrimin tonë politik ndaj BE. Nëse, BE nuk është e gatshme të “ndalojë krijimin e Shqipërisë së Madhe, ne duhet ta ndryshojmë qëndrimin tonë ndaj saj”, tha Vulin në Beograd, duke shtuar se “kjo varet nga Vuçiç”. Ai, gjithashtu, tha se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një e keqe që çon në konflikt jo vetëm me serbët, por edhe me të tjerët në Ballkan. “Dhe BE është e heshtur, unë e kërkoj të flasë”, tha Vulin, duke shtuar se Vuçiç është lider i vetëm në Ballkan i cili sinqerisht qëndron për stabilitetin rajonal. Ndryshe, më 29 dhjetor është nënshkruar marrëveshja për ngritjen e një pike të përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here