Njoftim i rëndësishëm për patentat, ja çfarë ndodh nëse ke marrë vetëm teorinë ose praktikën

0
19

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se janë bërë disa ndryshime në procesin e marrjes së patentës me qëllim lehtësimin e procedurave.DPSHTRR njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas. “Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në njoftim

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj