Përkeqësimi i motit/ ARRSH njoftim të rëndësishëm për drejtuesit e mjeteve

0
356

Në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi duhet të kryhet me zinxhir, pasi trashësia e borës shkon deri në 50 cm dhe temperaturat janë të ulëta. Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë: Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate ditës së sotme nuk ka pasur reshje dëbore moti ka qenë me diell, por temperaturat kanë qenë të ulëta. Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë duke punuar aktualisht, duke trajtuar me kripë, sidomos rrugët me prezencë akulli, për të siguruar kalimin pa zinxhir edhe në orët e vona të natës, si në : Bulqizë-Peshkopi dhe Pukë-Fushë Arrëz-Kukës. Të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhir, duke veçuar rrugën Ura e Çerenecit-Steblevë, ku lëvizja e automjeteve rekomandohet me zinxhir. Në aksin Qafë Mali-Fierzë, Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet normalisht Në Rajonin Qendror Tiranë: Rrugët e Dajtit dhe rruga Elbasan-Gjinar janë trajtuar gjate ditës me kripë dhe janë pastruar nga akulli, janë të kalueshme pa zinxhir. Në Lunik-Steblevë rekomandohet kalimi me zinxhir. Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperatura të ulëta. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë. Në aksin Vlorë-Llogara-Himarë-Sarandë-Vrisera, është bërë trajtimi me kripë, sidomos në zonat problematike si: Qafa e Llogarasë, Qafa e Vishës, Qafe Muzina, si dhe në disa zona në Vuno dhe Jalë. Në aksin Levan-Tepelenë-Gjirokastër po trajtohet me kripë zona problematike “Uji i Ftohtë Tepelenë”. Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshtice janë trajtuar me kripë zonat problematike, sidomos Qafa e Thanës rruga ka qenë dhe është e kalueshme pa zinxhir. Në rrugët: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë-Goricë janë të kalueshme pa zinxhir. Në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac qarkullohet me zinxhir. Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here