“Po kërkohet devijimi i protestës”/ Shpërthejnë studentët: Kush është ky grup që kërkon me çdokusht përvetësimin e kauzës?

0
351

Studentët kanë njoftuar se më 7 janar do t’i rikthehen sërish protestës së madhe të studentëve për plotësimin e 8 kërkesave të tyre nga ana e kryeministrit Rama.

Por së fundmi, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa njoftime që lajmërojnë se protesta nuk do të zhvillohet tek Kryeministria por në lokacione të tjera.

Pas kësaj, ka ardhur edhe një reagim nga ana e studentëve, të cilët sqarojnë se protesta do të zhvillohet vetëm para godinës së Kryeministrisë dhe se ata që thonë se protesta do të zhvillohet diku tjetër janë persona të cilët nuk përfaqësojnë studentët.

Në deklaratën e tyre theksohet gjithashtu se këta persona që kërkojnë devijimin e protestës, kanë si qëllim përvetësimin e kauzës së studentit dhe shkrirjen e saj.

“Thirrjet për devijim të vazhdueshëm të vendit i bëjnë pikërisht ata që kauzën nuk e duan ta fitojnë studentët, çdo devijim i vendit të protestës i shërben vetëm atij grupimi që kërkon me çdokusht përvetësimin e kauzës së studentit dhe që kjo kauzë të shkrihet shumë shpejt”, thuhet në reagimin e studentëve.

Deklarta e plotë:

Ditët e fundit janë shpërndarë njoftime se protesta e 7 Janarit do të mbahet në vende të ndryshme por jo tek Kryeministria, kjo me arsyen e mosarsyes se protesta mund të politizohet?!! A u politizua deri më sot protesta?

Protesta jonë vërtetoi se presioni i vazhdueshëm i studentëve të bashkuar përpara kryeministrisë vuri nën presion kryeministrin  i cili edhe pa kërkesën tonë mori vendime politike duke ndryshuar qeverinë por jo të plotësonte kërkesat tona jetike, prandaj le të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku deri në fund për ta fituar këtë kauzë.

Për aq kohë sa i qëndrojmë një zëri plotësimit të 8 kërkesave tona i vetmi vend për ti adresuar dhe gjetur zgjidhje është pikërisht Kryeministria dhe Kryeministri e jo një Universiteti dhe Rektori…

Thirrjet për devijim të vazhdueshëm të vendit i bëjnë pikërisht ata që kauzën nuk e duan ta fitojnë studentët, çdo devijim i vendit të protestës i shërben vetëm atij grupimi që kërkon me çdokusht përvetësimin e kauzës së studentit dhe që kjo kauzë të shkrihet shumë shpejt.

Le të bashkohemi të gjitha fakultetet së bashku, mëngjesin e 7 Janarit përpara Kryeministrisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here