Eksploziv shtyllës së tensionit të lartë,

    0
    397

    Operatori i Sistemit të Transmetimit reagon lidhur me shpërthimin e ndodhur në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë Krujë. OST thotë se vendosja e eksplozivit ka dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së linjës së tensionit të larte 400kV, Tirana2- Podgoricë, në Fushë Krujë. Aktualisht, njësite speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje, duke nënvizuar se në të kundërt do të kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Më tej thuhet se flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. “OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, thuhet në deklaratë. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here