Grevë urie në burgun e Fushë-Krujës, të burgosurit lëshojnë akuzat e forta ndaj drejtorit

0
535

Një grevë urie duket se ka nisur në burgun e Fushë-Krujës.

Burime për Fax News nga disa familjarë të të burgosurve në burgun e Fushë-Krujës kanë bërë me dije se janë me dhjetëra të dënuar që kanë refuzuar të marrin ushqimin që i ofrohet nga institucioni.

Kjo në shenje proteste për kushtet e këqija, diferencimet që bëhen nga drejtori Agron Hysi dhe mungesat e ilaçeve në këtë burg.

Nuk dihet ekzakt se sa është numri i të burgosurve të cilët janë angazhuar në këtë proteste pasi sipas tyre drejtori po përdor influencën dhe miqësinë që ka me kriminelët VIP për të parandaluar këto protesta dhe përshkallëzimin e saj në revoltë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here