Kush është biznesmeni që i thyen hundën dhe e goditën me shkop bejsbolli? Dalin detaje të reja nga grabitja e biznesmenit

0
419

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Mine Peza në Kryeqytet, ku një kambist ka rënë pre e grabitjes me dhunë nga dy persona ende të paidentifikuar.

Lajmi është bërë fillimisht i ditur me anë të një denoncimi në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha, në të cilin thuhej:

“Pershendetje Doktor, grabitet kambisti ne mes te dites , ne zemer te kryeqytetit, ne rrugen e mbushur plot me biznese dhe ne sy te qindra qytetarve qe po kalonin ne ate moment dhe pane ngjarjen. Ngjarja ndodhi sot ne oren 10:30 dhe vetem 100 metra larg komisariatit nr 3, ne rrugen Mine Peza. Policia vjen 15 minuta me vones dhe ambulanca edhe pse ishte njoftuar nuk erdhi fare! Mjer ne ku jemi katandisur. Ishin 2 veta me motorr me maska qe e kan goditur. I demturi eshte pronari exchange te kryqezimi i rruges mine peza”.

Pas këtij denoncimi, Fax News ka mësuar të tjera detaje nga ngjarja.

Mësohet se kambisti është shtetasi Bujar Shkurtaj, i cili është në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje në hundë, pasi e ka të thyer. Ai ka marrë goditje edhe në kokë, ndërsa ka pësuar lëndime edhe në gjunjë pasi ka rënë nga biçikleta.

Po ashtu burime bëjnë të ditur se grabitësit janë larguar në këmbë në drejtim të Zogut të Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here