Pasi Kotzias foli për ikjen e Bushatit, ja çfarë shkruan media greke për Gent Cakajn

0
416

Zgjedhja e kryeministrit te Shqipërisë, Edi Rama, për t’i besuar Ministrinë e Jashtme, Genti Cakajt, nuk ka mbetur pa u komentuar në median greke.

“Protothema” i ka kushtuar një artikull sot të zgjedhurit të Ramës për ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me titull  “Vetëm 30 vjeç dhe kosovar, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë”.

“Gent Caka premton të sjellë “rinovim” tek qeveria Rama”- shkruan media greke, teksa kujton ‘zhurmën’ dhe debatin që u bë në vendin tonë pas kësaj zgjedhjeje.

Kryeministri Edi Rama vendosi të zëvendësojë Ditmir Bushatin me një kosovar 30-vjeçar. Siç tha vetë kryeministri shqiptar gjatë prezantimit, Gent Cakaj do të jetë figura që do sjellë rinovimin në qeveri. Këshilltari i deritanishëm i Ramës në postin e ri ka ngjallur mjaft debate, pasi janë të shumta zërat që vënë në dyshim aftësitë e tij për këtë post”- shkruan gazeta greke.

“Cakaj ka studiuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari, disponon dy diploma Bachelor dhe tre diploma master në Filozofi, Shkenca Politike dhe Juridik. Para këtij posti ishte ministër plotësues kompetent për BE-në, një arsye që prej shumicës posti i kryediplomatit konsiderohet “mesazh” i Shqipërisë për kthesën europiane të vendit”,- shkruan Protothema.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here