Reali po turpërohej, Gareth Bale i shokon të gjithë me gjestin e tij

0
352

Ndërkohë që Reali po turpërohej 0-2 në “Santiago Bernabeu” nga Real Sociedadi, ylli i madh i ekipit madrilen i ka shokuar të gjithë me gjestin e tij. Futbollisti uellsian, i cili ende po shërohet nga lëndimi, që e pësoi gjatë ndeshjes së të enjtes së kaluar kundër Villarealit, nuk priti të mbaronte loja në “Santiago Bernabeu” të dielën, por u largua pa u mbyllur ndeshja. Siç është zbuluar nga “The Chinringuito de Jugones”, ylli i Real Madridit u largua nga “Santiago Bernabeu” që në minutën e 78-të të ndeshjes ndaj Real Sociedadit. Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga tifozët dhe drejtuesit e Realit, ndaj pritet që ylli uellsian të marrë një gjobë të majme për këtë veprim të papjekur nga ana e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here