FOTO/ Rrihet barbarisht deputeti i djathtë (Kujdes pamje të rënda)

0
40

Një ngjarje shokuese ka ndodhur pasditen e djeshme.

Një deputet gjerman i ekstremit të djathtë është plagosur rëndë pas një sulmi, të cilin policia e ka cilësuar të motivuar politikisht.

Frank Magnitz, kreu i partisë populiste anti-emigracioni “Alternativa për Gjermaninë”(AfD), në Bremen u sulmua në qendër të qytetit të hënën pasdite.

Partia AFD publikoi një fotografi të Magnitz të plagosur në një shtrat në spital, duke pretenduar se tre persona të maskuar kishin kryer sulmin.

Deputeti është qëlluar fizikisht me dru deri sa ka mbetur pa ndjenja, ndërsa sipas zyrtarëve të AFD-së, dëmtimet më të mëdha i ka marrë në kokë.

Magnitz sapo ishte larguar nga një mbrëmje festive në muzeun e arteve të Bremenit, kur është sulmuar në rrugë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj