Gjermania rikthen pikturat e vjedhura të nazizmit, koleksionistëve hebrenj

0
18

Gjermania tha sot se ka rikthyer një pikturë të vjedhur nga nazistët, te trashëgimtarët e koleksionistit dhe politikanit francez hebre Georges Mandel. Portreti i gruas së ulur i shekullit të 19-të nga Thomas Couture ka qenë në shfaqje në muzeumin  e Cornelius Gurlitt, bir i një koleksionisti arti i epokës naziste. Ministrja gjermane e kulturës Monika Gruetters prezantoi veprën në një ceremoni në muzeumin Martin Gropius Bau në Berlin. Ekspertët përcaktuan dy vjet më parë se vepra ishte vjedhur nga koleksioni i Mandel. Rreth 450 vepra të koleksionit nga mjeshtra si Monet, Gauguin, Renoir e Picasso janë në shfaqje në Bern, Bonn, e Berlin.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj