Kryegjyqtari i Shkodrës ngec në sitën e vettingut, KPK: I përfshirë në korrupsion

0
52

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore për  Kryegjyqtarin e Shkodrës Arben Zefi, ndërsa vlerësimi i tij do të bëhet mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë.

ILDKPKI në dokumentet e paraqitura nga Arben Zefi, shprehet se kryegjyqtari i qytetit të Shkodrës ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Ai ka në pronësi një apartament 132.8 m² si dhe dy automjete.

Seanca e Arben Zefit, i cili mban aktualisht postin si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përbëhet nga trupa gjykuese si; Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve.Mes tjerash sipas KPK-së, kryegjyqtari i Shkodrës nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja. Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.

Pohimet dhe të dhënat e KPK-së  janë mbështetur edhe nga DSIK, i cili shprehet se Zefi është i përfshirë në veprimtari jo të ligjshme duke vënë kështu në pikëpyetje jo vetëm pastërtinë e figurës,  por edhe atë të pasurisë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj