Kryetari i KLSH Bujar Leskaj lë detyrën, ja kush e zëvendëson

    0
    755

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka lënë detyrën dhe në vend të tij do të jetë e komanduar Lindita Lati (Milo), kjo e fundit ka qenë kryetare e Autoritetit të Konkurrencës më shumë se 10 vjet. Ky autoritet ka për qëllim mbrojtjen e konkurencës së lirë si një e mirë publike.

    Në drejtim të KLSH këto 7 vite Bujar Leskaj ka bërë një punë mjaft të mirë. Nga analizat vjetore e punës së tij rezulton se ka marë merita të shumta për sfidën dhe luftën kundër korrupsionit. Mund të përmendim rastin e ish-ministrit, Spiro Ksera i hetuar pas kallëzimit të KLSH. Ka qenë ish- Prokurori i Përgjithshëm Adreatik Llalla që ka inkurajuar më tej KLSH-në të godasë fort dhe të zbulojë aferat financiare në administratën shtetërore.

    “KLSH ka konstatuar shkelje të shumta dhe ka referuar në Prokurori. Mbi bazën e kallëzimit të tyre u ngritën dyshime të forta se ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe zyrtarë të tjerë kishin kryer veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Prokuroria vlerëson KLSH se ka kapacitet të lartë për kryerjen e detyrës, për të treguar se askush nuk është i paprekshëm. Jemi gati të vëmë para drejtësisë çdo zyrtar që abuzon me detyrën. Por Prokuroria nuk mund ta bëjë këtë pa prurjet e institucioneve të tjera. Prandaj i inkurajoj: Zbuloni aferat financiare në administratën shtetërore, do na keni aleat”,- tha Llalla.

    Bujar  Leskaj, në bazë të marrëveshjes që ka firmosur përforcoi edhe marrëdhëniet me Kosovën. Leskaj më parë ishte edhe Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2005-2007) dhe anëtar i Delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s (2007-2009), është një njeriu shumë i lidhur me Kosovën dhe historinë e saj. 

    Bujar Leskajt i mbaroi mandati 7-vjeçar në dhjetor të vitit që shkoi e duke qenë se ai preferoi të mos rikandidonte, kanë nisur procedurat për zëvendësimin e tij. Por kush është profili i kryetarit të ardhshëm të KLSH? 

    Lindita Lati (Milo), kjo e fundit ka qenë kryetare e Autoritetit të Konkurrencës më shumë se 10 vjet.

    Lindita MILO (LATI) është Kryetare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës që nga muaji korrik i vitit 2006 e ne vijim. Mban titullin shkencor “Profesor” si dhe gradën shkencore “Doktor” në kontabilitet (1996) nga Universiteti i Tiranës dhe Ph.D. në Ekonomiks (2001) nga “Staffordshire University” në Britaninë e Madhe.

    Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës për periudhën 2004-2006,ndërsa që nga viti 1990 e në vazhdim është Lektore me kohe te plote dhe te pjeseshme pranë departamentit te kontabilitet, në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

     Gjithashtu, Znj. Milo (Lati) ka qënë anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit që nga muaji mars 2004 deri në 2010. Ajo ka punuar si drejtore ekzekutive e programit “Master in Business Administration”, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës, si dhe Bashkëpunëtore e jashtme me Institutin e Ekspertëve
    Kontabël të Autorizuar (IEKA) etj.

    Supervisors: Anetare e Keshillit te Profesorve, Universiteti Epoka.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here