Patriarku rus: Antikrishti do të kontrollojë njerëzimin me aparatet dhe internetin

0
29

Kreu i kishës ortodokse ruse tha sot se varësia e njerëzve nga teknologjia moderne do të afrojë ardhjen e Antikrishtit (Satanit). Në një intervistë me mediat shtetërore Patriarku Kirill shpjegoi se nuk është totalisht kundër aparateve të teknologjisë, por paralajmëroi kundër “skllavërimit” ndaj celularëve. Kirill tha se mbledhja e paautorizuar e të dhënave të përdoruesve si “vendndodhja, interesat dhe frikat” do të bëjë të mundur që njerëzit të kontrollohen forca të jashtme.  “Ky kontroll i përgjithshëm nga një pikë e vetme është sinjali i ardhjes së Antikrishtit”, tha Kirill bashkë me urimin e tij për ditën e Krishtlindjeve ortodokse. “Antikrishti është një figurë që do të jetë në kryer të rrjetit botëror të internetit, i cili do të kontrollojë racën njerëzore. Prandaj kjo strukturë paraqet një rrezit të madh,” tha ai. Lideri i kishës ortodokse ruse shtoi se nëse nuk duam të sjallim sa më afër apokalipsin, atëherë nuk duhet të lejojmë një pikë të vetme kontrolli për të gjithë racën tonë, duke iu referuar varësisë nga interneti dhe aparatet e aplikimit të tij.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj