16-vjeçarja vret përdhunuesin dhe dënohet me burg përjetë, pas 15 vitesh ndodh ajo që nuk pritej

0
23

Një dënim me burgim të përjetshëm, pasi në moshën 16-vjeçare vrau një burrë i cili e përdhunoi. Përdhunimi ndaj Cyntoia Brown, ndodhi kur ishte fare e vogël. Por një fushatë e nisur në rrjetet sociale e mbështetur nga këngëtarja Rihanna, Kim Kardashian etj., ka bërë që vajza tashmë 31 vjeçe e cila ndodhet në një burg në Tennessee, SHBA, të përfitojë faljen e dënimit nga guvernatori Bill Haslam. Vajza do të dalë nga burgu në muajin gusht, ku do të jetë në liri me kusht. #FreeCyntoiaBrown ishte hashtagu nëpërmjet të cilës kërkohej një dënim më i butë për vajzën, duke parë moshën e mitur të saj. Vajza e cila ishte larguar nga shtëpia, kishte përfunduar në tregun e seksit me pagesë, ku viktima e detyronte që të prostituonte. Por për ti dhënë fund kësaj situate ajo preferoi më mirë burgun se sa të shiste trupin në rrugë, duke vrarë tutorin e saj. Cyntoia Brown, menjëherë pas arrestimit mori përsipër përgjegjësitë e saj, por e kaluara e saj me vuajtje, nuk u mor parasysh në gjykatë. Nëse nuk do të kishte marrë faljen e guvernatorit Haslam, ajo do mund të kërkonte lirinë vetëm në moshën 69-vjeçare. Lajmi për lirinë me kusht të vajzës pas 15 vitesh në burg u prit me entuziazëm nga Kim Kardashian e cila shkoi në Twitter, “Cyntoia Broën ka bërë një krim të tmerrshëm në moshën 16-vjeçare, por dënimi me burg përjetë për një të mitur është shumë i rëndë, sidomos pas hapave të saj në burg për të rindërtuar jetën e saj”. Gjatë viteve të fundit vajza amerikane ka studiuar, duke u diplomuar dhe në të ardhmen shpreson që të punohet në një pozicion i cili iu vjen në ndihmë të rinjve. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj