Dëbora zbardh Elbasanin, segmentet rrugore më problematike

0
386

Dëbora ka mbuluar të gjithë zonat malore si dhe qytetin e Elbasanit. Dëbora në qytet ka filluar që në orën 03.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure. 

Trashësia e saj në qendër të qytetit ka arritur të paktën 2 cm në orën 06.30 të ditës së sotme.

Ndërkohë që në zonat malore të Qarkut të Elbasanit dëbora ka filluar që në orët e para të mbrëmjes së martë. Aktualisht për shkak të dëborës janë krijuar vështirësi në qarkullim edhe në rrugën kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë dhe në të gjitha akset rurale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here