Deklarim i rremë dhe fshehje e pasurisë, kush është gjyqtari që rrezikon të shkarkohet nga detyra (Dokument si ka ndryshuar pasuria e tij)

0
669

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku do t’i nënshtrohet procesit të të Vettingut.

KPK bën me dije se sipas ILDKPI, deklarimi i pasurisë të gjyqtarit nuk është i saktë.

Gjoni ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Sipas KPK, gjyqtari nuk ka deklaruar të drejtën e përdorimit të tre automjeteve dhe nuk ka dhënë deklarime të sakta për udhëtimet e tij.

Po ashtu KPK thekson se Gjoni zotëron edhe një apartament në Durrës, ndërsa bëhet e ditur se ai ka të dhëna kontradiktore në deklarimet për banesën në Durrës.

Përsa i përket anës profesionale, KPK bën me dije se Gjoni ka zvarritur afatet kohore të çështjeve deri ne 4 vjet.

Alfred Gjoni e ka filluar karrierën në vitin 1995 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit prej më shumë se 20 vitesh. Ai drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin prej vitit 2010.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Alfred Gjoni nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here