“Do ta marrësh me 10000, por me lekë në dorë”, zbardhet biseda e Endrit Alibejt që u ekzekutua në Elbasan me një trafikant droge

0
52

Detaje të reja janë publikuar për vrasjen e 29 Dhjetorit në Elbasan, ku mes tre viktimave ishte Endrit Alibej.Gazetari Artan Hoxha nga studio e emisionit “Repolitix”  ka zbuluar një pjesë të dosjes së drejtësisë italiane për Endrit Alibejn, sipas së cilës theskohet se viktima përdorte dy emra gjatë qëndrimit në Itali, Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri. Gjithashtu ai përdorte dokumentat si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis . Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”. Edhe vëllai i tij Erion Alibej përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Sipas policisë italiane të dy vëllezërit drejtonin një grup të trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Hetimet e policisë italiane janë zhvilluar kryesisht në rajonin e Astit, por janë shtrirë edhe në Holandë. Sipas dosjes italiane dy vëllezerit të konsideruar si koka e grupit janë vënë në përgjim në gusht të vitit 2011, pasi dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje droge në veri dhe në qendër të Italisë. Po sipas dosjes hetimore dy vëllëzierit kishin kontakte të shumta si me furnizuesit e lëndës narkotike ashtu edhe me blerësit. Përgjimet shkojnë deri në Amsterdam ku Endrit Alibej shfaqet duke bërë pazare droge me një bashkëatdhetar shqiptar të identifikuar nga policia italiane me emrin Astrit. Në një bisedë të përgjuar të datës 7 dhjetor të vitit 2011 Endrit Alibej e pyet Astritin: Endrit: Prej sa kohesh je ti këtu Astrit?Astrit: 6 apo 7 vjet , … Do ta marrësh me 10000 por me lekë në dorë …29 vjeçari shfaqet si personazh kryesor në këto përgjime të këtij grupi që policia e ka cilësuar si kartelin shqiptar të drogës. Endrit Alibej u dënua nga gjykata e Apelit me 5 vite burg, por ishte në pritje të gjykimit në Kasacion. Ai ishte lënë i lirë pas vuajtes se dënimit ndërsa ishte kthyer në Shqipëri pak ditë para se te ekzekutohej në Bradashesh. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj