Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ndihet krenar që ka punuar për Soros, pavarësisht se kjo është një nga kritikat më të mëdha që i bëhet. Në një intervistë ai e pranon një fakt të tillë, por mohon të ketë lidhje me Partinë Socialiste.
Beti Njuma: Ju kanë cilësuar si një jurist që keni punuar për Sorosin edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS?
Gent Ibrahimi: Ajo e para është shumë e vërtetë dhe jam shumë krenar. E dyta nuk është aspak e vërtetë. Është thjeshtë një ide që qarkullon me këmbëngulje, por që nuk është e vërtetë.