“Ka realizuar 2 goditje në favor të saj dhe për llogari të PS”, kryetari i KLP nxjerr të vërtetën për Arta Markun

0
535

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në një intervistë për Beti Njumën në “Ora News” ka folur edhe rreth vendimeve më të fundit të kryeprokurores Arta Marku.

Beti Njuma: Duke qenë edhe në qendër të vëmendjes, si institucion i ri ka patur akuza se duke marrë në kontroll shumicën e KLP, Arta Marku ka realizuar dy goditje, një në favor të saj dhe një përllogari të PS…

Gent Ibrahimi: Nuk e di. Unë i njoh anëtarët e KLP prej  pak kohësh. Të gjithë anëtarët janë njohje të reja. Ecuria e deritanishme ka qenë optimale, me këta njerëz jemi marrë vesh për gjithçka. Ka një debat konstruktiv, ka ide që janë profesionale dhe njerëzore, të cilat kanë kulmuar në këto vendime.

Unë nuk e di nëse ndonjëri prej tyre ka simpati apo antipati për  kandidat të mundshëm. Jemi njerëz dhe mund të kemi edhe qasje të tilla tek rastet konkrete, por përsa kohë që proceset për identifikimin e kandidatëve dhe për përzgjedhjen e tyre finale bëhen kritere objektive, simpatitë dhe antipatitë kanë aq vlerë sa mund të ketë fjala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here