Mediat holandeze zbulojnë si menaxhohet kursi i lekut shqiptar nga paratë e drogës

0
382

Media holandeze “Trouw”  ka shkruar një artikull për rënien e vlerës së monedhës së euros, teksa e krahason me kursin e këmbimit në lekë.

Në një analizë të saj, gazeta del në përfundimin se kursi i lekut në Shqipëri komandohet nga paraja e drogës.

“Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje prej rreth 4% në 2018-ën, thotë Selami Xhepa, profesor i ekonomisë në Universitetin Europian të Tiranës. Por kjo nuk mjafton për të shpjeguar vlerësimin spektakolar të monedhës”, shkruhet në artikull.

Teksa citon sërish Xhepën, media holandeze shkruan se “duhet të ketë pasur një rrjedhje të madhe informale të fondeve, teksa nuk ka pasur rritje të investimeve të huaja në mënyrë spektakolare, luhatje të mëdha në tregtinë e jashtme, apo në sasinë që emigrantët shqiptarë dërgojnë në shtëpi.

Më tej, “Trouw” ngre pyetjen se nga vijnë këto para, ndërsa i referohet Shqipërisë si një vend në qendër të trafikimit të drogës europiane, ku kultivimi i kanabisit vijon të rritet në një shkallë të madhe. Kjo sasi droge, më pas eksportohet ilegalisht në Evropën Perëndimore, së bashku me kokainën dhe heroinën.

Gazeta vijon më tej duke shkruar se baronët e drogave rezultojnë të jenë mjaft aktivë në ndërtim, një sektor që po zhvillohet dhe rritet fuqishëm në Shqipëri vitet e fundit. Ata pastrojnë paratë e tyre të drogës (euro të ‘zeza’) në të bardha. Kjo skemë, çon në rritjen e kursit të këmbimit.

“Banka Qendrore fajëson faktin se ky vit ka pasur një politikë të dekurajimit të përdorimit të Euros. Kreditë dhe kursimet shpesh mbahen në Euro në Shqipëri, si rezultat i të cilave politika e normës së interesit të bankës qendrore, e destinuar për të drejtuar inflacionin, nuk është aq efektive.

Qytetarët dhe bizneset shqiptare duhet të përballojnë pasojat e kursit gjithnjë në rritje. “Për të filluar me ata që varen nga paratë që marrin nga familjarët emigrantë”, thotë Xhepa, citon media holandeze. Transaksione të tilla përbëjnë 10 për qind të ekonomisë në Shqipëri dhe janë të domosdoshme për shumë familje në vendin e varfër.

“Këto transferime janë në euro, ndërsa tashme ata marrin 10 për qind më pak para` të konvertuara.”, shkruan “Trouw”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here