“Shtrëngoje fort, ndjeje”/ Skandali me gjyqtarin e Fierit, reagon ashpër psikologia, kërkon mbledhje urgjente

0
389

Ka pasur reagime të shumta pas video-skandalit të publikuar mbrëmë, ku gjyqtari Roland Hysi i kërkonte ryshfet dhe më pas seks gruas së divorcuar që kërkonte kujdestarinë e vajzës. Një ndër ato që ka reaguar është edhe psikologja Denada Toçe, e cila shprehet se rasti është tronditës dhe se duhet të merren masa urgjente ndaj gjyqtarit në fjalë dhe psikologes së përfshirë në këtë mes. Psikologja Toçe shkruan: Kjo ngjarje është tronditëse dhe e neveritshme… të merren masa nga organet kompetente si në raport me gjyqtarin ashtu edhe me psikologen. I ftoj kolegët e mi, pjesë e këshillit të UP dhe presidenten që të reagojnë zyrtarisht duke thirrur një mbledhje urgjente mbi këtë skandal që cenon seriozisht figurën e psikologut. Të mblidhet komisioni etikës për të marrë një vendim ku Psikologes, t’i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit. Gjithashtu nga palët e prekura, të çohet për ndjekje penale.” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here