Siguria ushqimore/ AKU me vendim të papritur, kërkon ndryshime në…

0
20

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mori pjesë në seancën për “Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut” ku ngritën domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin penal sa lidhet me çështjen e Sigurisë Ushqimore. AKU referuar natyrës së shkeljeve të hasura, gjatë vitit 2018 ka referuar pranë organeve të prokurorive të rretheve ,  65 raste për vepra penale që lidhen me sigurinë ushqimore si tregëtim i produkteve të pasigurta, prodhim i kundraligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal. Nga trajtimi i këtyre materialeve ka rezultuar se edhe vetë formulimi i dispozitës penale ka problematika çka vështirëson deri pamundëson dënimin penal të të dyshuarve. AKU duke vlerësuar domosdoshmërinë e rritjes së ndëshkueshmërisë ndaj shkelësve që rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve përmes shkeljeve të Sigurisë Ushqimore dhe duke u mbështetur në praktika të ngjashme të vendeve rajonit, të vendeve të BE dhe SHBA ka draftuar ndryshimet e nevojshme të këtyre dispozitave – të cilat janë në proçes shqyrtimi në Komision Parlamentar. AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë,ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale. Çmojmë se këto ndryshime në kodin penal do të kenë një impakt më të gjerë në garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e shkeljeve në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorit si dhe do të disiplinojnë paligjshmëritë mbi situatë kriminaliteti ushqimor, e cila në pamje të parë duket e rregullt, por fsheh labirinte të mëdha me pasoja fatale edhe në gjeneratat e brezave të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj