Tensionohet situata/ Studentët përplasen me policinë, ç’po ndodh tani tek Universiteti Politeknik

0
32

Është tensionuar ndjeshëm situata para pak minutash në Univesitetin Politeknik të Tiranës, ku ka ndërhyrë dhe policia. Efektivët janë thirrur në ndihmë nga ana e rojeve private të Universitetit, ndërsa kanë bërë presion mbi studentët.

Situata është tensionuar për shkak se studentët në mënyrë simbolike kishin vendosur që të nxirrnin jashtë në formë proteste disa karrige, po nuk janë lejuar nga ana e rojeve.

“Të gjithë studentët e dinë se kush janë pedagogët dhe rektorët e shitur. Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asnjë lloj inskenimi, inskenimi po bëhet nga ana e policisë së shtetit. Hetoni kompanitë që fshihen pas rojeve private në Universitete”, shprehet një prej studentëve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj