Arrestohet kuzhinieri shqiptar në SHBA, komuniteti mbetet i shokuar, kush është 36-vjeçari

0
61

Agjentët federalë të emigracionit arrestuan të martën një 36-vjeçar shqiptar të identifikuar si Aleks Gole. Ai punonte si kuzhinier në restorantin “Patisserie Lenox”, në Great Barrington dhe jetonte në një apartament në qendër të qytetit, raporton ABC News.

Agjencia e Emigracionit dhe Doganeve bënë të ditur lajmin për ndalim të shqiptarit, ndërsa komuniteti ka mbetur i shokur nga kjo ngjarje. Deri më tani asnjë nuk jep informacione të mëtejshme lidhur me ndalimin e 36-vjeçarit.

Ndërsa një burim konfirmon se Gole më para ka qenë akuzuar për dhunë seksuale ndaj një gruaje 36-vjeçare. Akuza ndaj tij daton në nëntor të vitit 2017, por Gjykata e Lartë të Berkshire e shpalli të pafajshëm. Ai u lirua dhe u tha se nuk duhet të kishte më asnjë kontakt me gruan nga Great Barrington.

Jorgo Cami, pronar i restorantit nuk ka preferuar të komentojnë arsyet e ndalimit të punonjësit të tij. Ndërsa as zyrtarët e ICE dhe as Policia nuk kanë dhënë detaje për arrestimin.

Por,  në një intervistë  të dhënë për “The Eagle” në vitin  2017, Gole ishte shprehur se kishte gjetur “paqe” në Great Barrington, pas arratisjes nga Shqipëria.

Aleks Gole, u zhvendos në Great Barrington dhe prej 4 vitesh jetonte atje. Gjithashtu, ai ndiqte mësimet e gjuhës angleze në Berkshire Community College.

Gole kishte shprehur një dëshirë të dukshme për të qëndruar në SHBA: “Unë jam personi i cili gjithmonë ecën përpara, nuk harroj kurrë se kush jam dhe unë kam prindërit e mi në Shqipëri dhe vëllezërit e motrat e mia në Greqi, por unë nuk kam arsye të kthehem më atje”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj