Blindohet Athina, Angela Merkel ultimatum të prerë Greqisë

0
30

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë gjatë ditës së sotme Athinën. Për këtë arsye kryeqyteti i Greqisë është blinduar i gjithi nga forca të shumta policie.

Merkel ka udhëtuar drejt shtetit grek,  për të bindur Athinën zyrtare që të përshpejtojë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.

Mesa duket kancelarja gjermane i ka vendosur ultimatumin Greqisë, ose e thënë ndryshe ia  ka bërë tetë me dy, pasi kërkon që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të mbyllet sa më parë, kjo për t’i hapur rrugë Maqedonisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj