Bora arrin në 2 metra në Pukë, Gjon Doda jep alarmin

0
524

Moti i keq që ka përfshirë vendin prej ditësh ka shkaktuar një sërë problemesh në shumë qarqe të vendit.

Puka vijon të mbetet e izoluar për shkak të trashësisë së dëborës, ndërsa mësimi në shkolla është pezulluar.

Gjon Doda, prefekti i Pukës tha se bora arrin në disa zona edhe në 2 metër për shkak të erës, ndërsa zona është pa energji elektrike.

“Ka dy ditë që në Pukë bien reshje dëbore të dendura, kalon në 70 centimetra. Trashësisë e dëborës për shkak të erërave shkon edhe në dy metra. Rrugët rurale janë të bllokuara. Kemi kërkuar ndihme nga shtabi i emergjencave, presin të vijë një borëpastruese. I gjithë rrethi nuk ka probleme me furnizimi me energji elektrike”, tha ai për News24.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here