Çfarë po ndodh me euron në Shqipëri? 8 janari ishte pika e kthesës

0
458

Java e dytë e janarit ka nisur me një rikuperim të monedhës euro kundrejt lekut, raporton SCAN. Në ditët e para të vitit, monedha europiane nuk njohu ndonjë forcim të konsiderueshëm kundrejt lekut duke qendruar në vlera të pandryshuara (blerje 123.2 lekë/shitje 123.8 lekë).

Nisja e javës së dytë të janarit shënoi edhe nisjen e një trendi rritës të euros kundrejt lekut. Me 8 janar, euro njohu një forcim të lehtë kundrejt lekut, duke u blerë me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë. Trendi rritës i euros kundrejt lekut vijoi edhe me 9 janar ku euro arriti në kuotën e 123.6 lekëve në blerje dhe 123.6 lekëve në shitje.

E gjatë ditës së sotme, 10 janar, euro ka arritur në nivelin e 124 lekëve në blerje ndërsa në shitje 124.8 lekëve duke njohur në këtë mënyrë një kapërcim të pozicionit të mbajtur për javë me radhë ku gjendej në nivelin e 123 lekëve si në blerje ashtu edhe në shitje. Në pak ditë euro ka arritur të forcohet me 0.8 pikë kundrejt lekut në blerje e me 1 pikë në shitje, një ritëm rritje që nuk e kishte njohur prej kohësh.

Gjatë vitit 2019 e në vijim, euro parashikohet të ketë një rritje kundrejt lekut, por kjo rritje do të jetë e moderuar e që do të vijojë të qendrojë poshtë mesatares historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here