Elita ruse nis lëvizjet për ta bërë Putin monark të përhershëm

0
387

Herën e fundit që kufizimet e mandatit detyruar Vladimir Putin të dorëhiqej nga presidenca, ai u bë kryeministër për disa vjet. Ndërsa kësaj here, disa aktivistë pro-Kremlin kanë hedhur idenë për ta shpallur atë Car Vladimir. “Ne do të bëjmë c’është e mundur që Putin të qëndrojë në pushtet sa më gjatë”, tha kohët e fundit Konstantin Malofeyev, biznesmen aktiv në politikë, çka u duartrokit fuqishëm nga kleri i lartë ortodoks dhe liderët e partive politike në një konferencë në Moskë, ku u diskutua për rikthimin e monarkisë në Rusi. Kremlin nuk ka dhënë sinjale se kush mund të pasojë Putin në fund të mandatit të tij të dytë e të fundit në 2024.  Mes atyre që favorizojnë monarkinë ka ndarje mbi faktin se çfarë tipi duhet të jetë ajo, nëse duhet të ketë linja gjaku për zgjedhjen e carit, nëse ai duhet të jetë mashkull, apo nëse është problem që Putin siç raportohet, ka vetëm dy bija. Në një konferencë të grupit rus pro-monarki Shqiponja Dykrenare, u diskutuan detaje të imta të çështjes.  “Çështja e linjës së gjakut për monarkinë është vetëm e shkuar në teori,” tha Yevgeni Nikofoforov, drejtor i një stacioni i Kishës ortodokse, edhe pse disa të tjera e kundërshtonin.  “Rusia në 30 vitet e fundit ka ringjallur perandorinë dhe perandorin” tha Afanasiev, duke shtuar se mungesa e linjës fisnike të gjakut të Putin nuk është problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here