Merkel në Greqi, bisedon për Shqipërinë me Tsiprasin

0
29

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka takuar edhe kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras. Mësohet se gjatë takimit tyre është diskutuar edhe ecuria evropiane e Shqipërisë. “Mirënjohje Tsipras për stabilitetin në rajonin ballkanik, me zgjidhjen e vështirë të çështjes së emrit, por që ofron qartësi në Gjermani, çel rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO. Pozitive zgjidhja edhe për Greqinë, si shenjë progresi për vendin”, është shprehur Merkel. Ndërsa Tsipras nga ana e tij tha se: Theksova domosdoshmërinë e mbështetjes së axhendës së  Selanikut 2003, domethënë të zgjerimit të BE-së në Ballkan. Ky vizion duhet të evidentohet bazuar në të drejtën evropiane, përfshi edhe kushtëzimet. Në këtë kuadër diskutuam edhe për Shqipërinë, mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE, e mbështesim plotësisht, por njëkohësisht theksova se ekzistojnë çështje kritike, si për shembull çështja serioze e respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, që përbën kusht për të ardhmen evropiane të vendit fqinj. Merkel në Athinë është pritur nën masa të përforcuara sigurie, me protesta të paralajmëruara, por edhe ndalesa për tubime.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj