Mosdekretimi i Cakajt/ Ish ambasadori i jep zgjidhjen Ramës: Vepro si Tsipras

0
534

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku, jep zgjidhjen për krizën institucionale Rama-Meta lidhur me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Sipas ish diplomatit, Rama mund ta zgjidhë këtë krizë duke vepruar njësoj si homolgu i tij grek Aleksis Tsipras i cili mori kompetencat e ministrit të Jashtëm pas largimit të Kotzias.

“Nuk mund t’i kërkohet dorëheqja një ministri që ti e ke shkarkuar (i referohet Bushatit)! Zgjidhja e vetme elegante mund të ishte që zoti Rama ashtu si KM i Greqisë Tsiprasë të marrë edhe funksionet e ministrit të Jashtëm. Në këto kushte, edhe dekreti nga Presidenti do ishte më shpejtë dhe largimi i Bushatit i vetëkuptueshëm. Kjo do të shërbente si tejkalim diplomatik i përkohshëm i krizës që ka kapur diplomacinë. Natyrisht kjo është edhe rrjedhojë e logjikës së gjithëpushtuetshmërisë që ka KM Rama dhe që e dëshmon edhe me mënyrën si emëron e shkarkon ministrat dhe zyrtarët e tjerë”, shkruan Çejku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here