Për herë të parë me Reformën në Drejtësi/ Zgjidhet zv.kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë

0
447

Gjykata e Apelit Tiranë do të ketë nga sot si zv/kryetar gjyqtarin Ridvan Hado. Ky është një post i cili përcaktohet për herë të parë me Reformën në Drejtësi. Zv/ kryetari ka kompetenca të njëjta si kryetari në rast se ky i fundit nuk ushtron më funksionin.

Deri më tani janë zgjedhur në rang vendi mbi 20 zv/kryetarë, ku përfshihen edhe gjykatës të shkarkuar nga Vettingu.

Ridvan Hado ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga viti 2000 e deri më 2013-n. Dhe nga viti 1996 e deri në vitin 2000, 55-vjeçari ka qenë ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here