Rumani, ish-kryeprokurorja anti-Korrupsion padit qeverinë në Strasburg

0
423

Ish-kryeprokurorja anti-korrupsion e Rumanisë, Laura Codruta Kovesi, e cila u shkarkua arbitrarisht disa muaj më parë, megjithë arritjet e saj të vlerësuara nga BE, ka sfiduar qeverinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ajo tha se “të drejtat e saj janë shkelur – siç janë e drejta për të pasur një gjykim të drejtë, të drejtën e mbrojtjes, të drejtën për të apeluar”, u tha ajo gazetarëve të mërkurën pas mbërritjes në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ku ajo tani shërben si shefe e anti-korrupsionit. Kovesi tha se nuk ka kërkuar kompensim dhe nuk dëshiron që t’i kthehet puna e saj e mëparshme. “Është çështje parimore,” tha ajo. Gjykata në Strasburg e mori ankesën e saj në fund të vitit 2018, rreth dy javë para skadimit të afatit gjashtë mujor për këto procedura. Presidenti Klaus Iohannis, një aleat i bindur i Kovesit, u detyrua ta shkarkonte atë nga puna në korrik 2018 pasi Gjykata Kushtetuese e Rumanisë e detyroi atë të përmbushte kërkesën e qeverisë për ta shkarkuar kryeprokuroren pavarësisht faktit se ai e kundërshtonte këtë lëvizje. Që nga shkarkimi i Kovesit, Drejtoria e Anti-Korrupsionit është drejtuar nga një drejtoreshë e përkohshme, pasi Iohannis hodhi poshtë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për postin për shkak të lidhjeve të saj me shërbimet e inteligjencës. Megjithatë, kryeprokurorja e përkohshme e Drejtorisë, Anca Jurma, një nga ish-këshilltaret e Kovesit, tha të hënën se po hiqte dorë nga posti për shkak të akuzave për abuzim.Qeveria social demokrate e Rumanisë është përpjekur të qetësojë luftën kundër korrupsionit që kur fitoi zgjedhjet legjislative të dhjetorit 2016, duke akuzuar prokurorët anti-korrupsion për abuzim të pushtetit të tyre për të vënë nën shënjestër politikanët e saj.Disa ndryshime ligjore për të dekriminalizuar ose falur shkeljet që kanë lidhje me korrupsionin kanë çuar në protesta masive.Pas shkarkimit të Kovesit, ministri i drejtësisë Tudorel Toader i kërkoi gjithashtu presidentit Iohannis më 27 dhjetor të shkarkojë prokurorin e përgjithshëm, Augustin Lazar, i cili është një tjetër mbështetës i luftës kundër korrupsionit.Iohannis të premten tha se kishte refuzuar ta bënte këtë. Toader u përgjigj të hënën se ai do t’i kërkonte Gjykatës Kushtetuese të vendoste në lidhje me këtë çështje, në një procedurë të ngjashme me atë që u ndoq në rastin e Kovesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here