Serbi, Bërnabiç: Nuk e ndalim lobimin kundër njohjeve të Kosovës

0
72

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka pranuar se SHBA i ka kërkuar Serbisë të ndalte lobimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, siç shkruajnë mediat serbe, ajo ka thënë se këtë kërkesë Serbia e ka refuzuar haptazi. “Për sa kohë që ata lobojnë për njohje të mëtejshme, është fair-play që ne të lobojmë për tërheqjen e njohjeve”, citohet të ketë thënë Bërnabiç. Ajo ka thënë gjithashtu se çështja e Kosovës nuk duhet të lihet si një konflikt i ngrirë, pasi ajo ndikon në përparimin e Serbisë. Bërnabiç gjithashtu vuri në dukje se bashkësia ndërkombëtare dhe BE-ja kanë një ndjeshmëri drejt Prishtinës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj