Skenari i ri i studentëve / Reagon Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës

0
33

Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës deklaron se  në vijim të Deklaratës së tij të datës 18.12.2018, në të cilën shprehet mbështetja ndaj shqetësimeve dhe kërkesave të drejta të studentëve, është në ndjekje me përgjegjësi të zhvillimeve më të fundit dhe shpreh vullnetin e gatishmërinë dhe po punon për të gjetur të gjitha rrugët e mundësitë për zgjidhjen optimale për përmbushjen e plotë të procesit mësimor në të gjitha ciklet e studimit, brenda kufijve kohorë, të parashikuara në strukturën mësimore të vitit akademik 2018-2019. Në një deklaratë për mediat, Dekanati thotë se arritja e këtij synimi kërkon mirëkuptim, mbështetje dhe angazhim të plotë nga i gjithë stafi akademik dhe studentët. Dekanati vlerëson maksimalisht përpjekjet në favor të realizimit me sukses dhe në kohë të këtij objektivi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj