Chang’e-4: Sondat e Kinës në hënë fotografojnë njëra-tjetrën

0
501

Mjeti kinez i uljes në hënë dhe ai i lëvizjes në sipërfaqe dërguan sot fotot e radhës në tokë. Studiuesit thonë se aparatet e misionit Chang’e-4 për eksplorimin e anës së errët të Hënës, janë në funksion të plotë edhe pse temperaturat janë mjaft të larta prej pozicionit të diellit pingul me vendin e uljes. Temperaturat kanë arritur deri në 200 gradë por mjeti i uljes dhe sonda e lëvizjes Yutu 2 kanë vazhduar eksplorimin e zonës së njohur si krateri Von Kármán. Në ndryshim me fotot e mëparshme, imazhet e reja panoramike janë ngjyrosur nga ekspertët e agjencisë hapësinore për të reflektuar më mirë atmosferën lunare. Prof Dave Rothery, i University in Milton Keynes në Britani, observoi: “Në versionin e papunuar, sipërfaqja e hënës duket e kuqe pasi detektorët e kamerave janë më të ndjeshme ndaj të kuqes se ndaj blusë apo të gjelbrës”. Ana e largët e hënës duket më e ashpër se ajo që jemi mësuar të shikojmë dhe ka më shumë kretere.

Chang'e-4 lander
Lunar rover
Chang'e-4 lander
Panorama
rover

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here