Fiks si në ’97-ën, vidhet depoja e armëve në jug të vendit

    0
    369

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum ku janë vjedhur armë.

    Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe në bazë janë marrë 3 armë të llojit automatike ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës.

    Për këtë janë shoqëruar në polici edhe 5 ushtarakë të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre.

    Ende nuk dihet asgjë për autorët e vjedhjes së automatikëve por ndërkaq, ka nisur me shpejtësi një hetim që pritet të zbardhë gjithçka.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here