Greqi, policia lëshon gaz lotsjellës ndaj protestës së mësuesve

0
29

Policia greke përdori sot gaz lotsjellës ndaj qindra mësuesve që kishin dalë në protesta për të kundërshtuar ligjin e ri të qeverisë  për punësimin në sektorin publik.  Rreth 2,000 protestuar, disa prej të cilëve sipas mediave vendase të lidhur me grupimin komunist PAME, marshuan në qendër të Athinës me flamurë të kuq dhe me slogane kundër ligjit të ri që po shqyrtohet në ministrinë e arsimit.Një prej tyre shkruante: “Merre mbrapsht ligjin monstruoz”.  Policia u përlesh me disa nga protestuesit jashtë parlamentit dhe kryeministrisë. Greqia ka ngrirë marrjet në punë në sektorin publik që prej krizës së vitit 2009 por sindikatat thonë se shkollat dhe institucionet nuk kanë punonjës të mjaftueshëm dhe kërkojnë punësim të përhershëm për mësuesit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj