“Jeni hipokritë” studentët e Ekonomikut përzënë deputetin që u fut mes tyre

0
366

Studentët vijojnë të jenë të ngujuar prej mëngjesit të së enjtes në Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe opozita, por studentët nuk e kanë lejuar një gjë të tillë. Ata kanë përzënë nga fakulteti deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi.

Studentët i janë kthyer deputetit se të gjithë politikanët janë njësoj, të gjithë hipokritë,

“Jeni hipokritë, 28 vjet na keni gënjyer”, i janë kthyer studentët.

Ndërsa Boçi i është përgjigjur se ka ardhur për të larguar policinë nga ambientet e fakultetit.

“Erdha për të larguar policinë nga ambientet e fakultetit”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here