Kina kërcënon operacionet detare të SHBA me raketa balistike

0
44

Kina ka deklaruar se ka vënë në gjendje gatishmërie raketat balistike pas lundrimeve ushtarake të SHBA në Detin e Kinës Jugore. Ushtria kineze thotë se ka vendosur në gatshmëri raketat balistike të tipit “DF-26” në pjesën veri-perëndimore të vendit. Ky veprim vjen disa ditë pas lundrimit të luftanijes amerikane “McCampbell” pranë ishujve të Kinës në rajon, por të kontestuar nga disa vende.Këto raketa mund ta godasin cakun në largësi prej 5400 kilometrash me mbushje bërthamore. Deti Jugor i Kinës ka qenë arenë e tensioneve gjatë viteve të fundit. Kina pretendon se rreth 80 për qind e kësaj sipërfaqeje ujore i takon asaj, ndërsa shtete të Azisë juglindore deklarojnë se kanë hise në këtë rajon. Kina i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë hyrë pa leje në ujërat territoriale të këtij shteti.  “SHBA i ka shkelur ligjet kineze dhe ligjet ndërkombëtare, duke e rrezikuar sovranitetin e Kinës, sigurinë dhe paqen rajonale. Kina do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kinës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj