Mosdekretimi i Gent Cakjat/ Vetëvendosje merr në “pyetje” Edi Ramën

0
46

Partia Vetëvendosje i drejton 7 pyetje kryeministrit Edi Rama. Pyetjet e VV lidhen me situatën e mosdekretimit të Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, nga Presidenti Ilir Meta.

Kjo ka rritur tensionet mes kryeministrit dhe presidentit, ndërsa vendimi i kreut të shtetit është mbështetur nga radhët e politikës kosovare. Kjo për faktin se Cakaj pak muaj më parë në emisionin e Baton Haxhiut, njëherësh këshilltar i kryeministrit Rama, hodhi idenë për ndryshimin e kufijve të Kosovës, por jo vetëm.

Pyetje kryeministrit dhe kryetarit të partisë socialiste të Shqipërisë:

A e di gjë pse 23 anëtarë të kryesisë së PS dhe 73 deputetë të PS + qindra kryetarë degësh, nëndegësh dhe mijëra bashkëpunëtorë profesionalë socialistë nuk dalin të reagojnë por del Baton Haxhiu?

Pse je kaq i sigurtë në personazhe të errët si Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu dhe vë në dyshim ministrin dhe anëtarin e kryesisë së PS, z. Ditmir Bushati?

Nëse ka diçka të papranueshme në Ministrin e jashtëm aktual a mund t’ia tregosh të gjithë shqiptarëve, me këtë rast dhe socialistëve anëtarë, simpatizantë dhe votues ?

Nëse Ilir Meta është i paditur pse na e propozove dhe pastaj votove për President të Republikës së Shqipërisë?

Nëse je kundër shkëmbimit të territoreve , e thënë shqip, pra kundër ndarjes së Kosovës sipas planit të Vuçiçit a mund ta thuash këtë prerazi pa ekuivoke?

Nëse pretendon se e njeh G. Cakajn atëherë pse nuk ia keni bërë certifikatën e sigurisë nga drejtoria në vartësi tuajën që prej se e kishit këshilltar ?

Që kur këshilltarët e tu, mandej zëvendësministra, e të propozuar për ministër të jashtëm si Gent Cakaj lejohen të nxjerrin në emisione televizive të Baton Haxhiut për 1 vit rresht komentet e sqarime nga takimet e tua nga ai me Kancelaren Merkel deri te ato brenda zyrave të këshillit të ministrave e tek kualifikimet e sulmet mbi subjektet politike në Kosovë?

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj