Nord Stream 2, Gjermania: Politikat energjetike të përcaktohen nga Evropa jo SHBA

0
680

Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka refuzuar sot se kritikat e Uashingtonit për naftësjellësin Nord Stream 2, i cili sjell gazin rus në Evropë.  “Çështjet e politikave evropiane energjetike varen nga Evropa jo nga Shtetet e Bashkuara,” tha ministri në një pritje të forumit të marrëdhënieve të Gjermanisë me Evropën Lindore, duke shtuar se Gjermania është e hapur ndaj kritikave për beson se sanksionet unilaterale janë të gabuara. “Vendosja e sanksioneve unilaterale ndaj Nord Stream 2 ëhtë një rrugë e gabuar. Këtë ia kam thënë qartë sekretarit amerikan Michael Pompeo,” tha Maas. Ai shtoi se Berlin kishte marrë siguri nga Moska se kalimi i gazit nga Ukraina do të vazhdojë edhe pas nisjes së funksionimit të gazsjellësit tëri. E përditshmja gjermane Handelsblatt raportonte më herët se Berlin ishte i shqetësuar nga sanksionet e pritura të SHBA ndaj dy kompanive,  zvicerjania Allseas Group dhe italiania Saipem. Allseas Groupdo të vedosë tubacionet e projektit ndërsa  Saipem ka përfunduar punën e kontratës së saj për gazsjellësin. Nord Stream 2 po ndërtohet nga gjiganti rus Gazprom në bashkëpunim me grupet gjermane Wintershall e Uniper, francezët Engie, britanikët Royal Dutch Shell, dhe austriakët OMV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here