Përplasjet Rama-Meta, Taulant Balla hedh akuzat e rënda: Ja çfarë bëri sot Presidenti dhe për kë po mendon

0
378

Kreu i grupit Parlamentar socialist Taulant Balla komenton akuzat e Presidentit Ilir Meta drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama.

Meta dënoi sipas tij kërcënimet që Rama i ka bërë, ndërsa nga ana tjetër kryeministri me ironi i cilësoi këto akuza si të Monika Kryemadhit.

Në të njëjtën linjë me Ramën, ecën edhe Balla, i cili duke komentuar përplasjen mes Metës dhe Ramës, shprehet se presidenti është kthyer në një kryetar alternativ të opozitës.

“Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite’, shprehet Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here