Skandali seksual me gjyqtarin e Fierit, Eni Çobani ngre alarmin: Burrat shqiptarë janë impotentë, të mos zgjidhen njerëzit e ligjit vetëm nga….

0
41

Juristja dhe drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” në TV “Klan”, Eni Çobani ka reaguar ashpër ndaj skandalit të gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi. E ftuar në emisonin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Çobani u shpreh shumë e irrituar me rastin në fjalë duke deklaruar se shumica e meshkujve kanë komplekse dhe impotencë.

“A mundet, kur unë shikoj një burrë, e kam fjalën një burrë, lëre çfarë është gjyqtar, dhe i thotë një gruaje do bëjmë dashuri bashkë? A mundet ky njeri, si burrë, jo si gjyqtar? Kur do mësojnë këta burra shqiptarë që dashuria nuk vidhet. Dashurinë nuk e vjedh dot. Dashurinë duhet ta fitosh dhe nuk mund ta rrëmbesh dhe ta dhunosh. Pra, kur do kuptoni ju burra. Ju keni komplekse të forta impotence. Duhet pranuar që ka edhe burra shqiptarë që kanë impotencë totale. Dhe as mos e diskutoni këtë gjë. Ka një impotencë të jashtëzakonshme që reflektohen në këto forma. Një burrë i formuar, e kam për atë pjesë burrash si ai gjyqtari që tha të shikoj nga koka te këmbët, të kam edhe depërtuar. A e kupton ti se me çfarë njeriu ke të bësh? Po si ky ke shumë nga këta. Nuk kanë etikë profesionale, nuk kanë etikë njerëzore. Nuk janë njerëz dhe pastaj të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë. E kam thënë se nëse gjyqtarë dhe prokurorë do të zgjidhen vetëm nga notat, ne përsëri do të kemi njerëz të tillë. Duhet të zgjidhen nga karakteri, nga ana psikologjike, analizë të tërë të personalitetit dhe identitetit të tij dhe pastaj do bëhesh gjyqtar dhe prokuror”, u shpreh juristja.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj