“S’kanë rëndësi as thëniet e Presidentit”/ Kim Mehmeti: A thua se komunikon me një rrugaç të pandreqshëm!

0
411

Shkrimtari Kim Mehmeti e ka parë ndryshe aktualitetin politik shqiptar duke thënë se zënka dhe fjalët mes tyre nuk kanë aspak rëndësi.

Për të problem është heshtja e akademikëve, krijuesve dhe profesorëve. Eshtë pikërisht kjo heshjet që po ndihmon fuqizimin e hajdutëve politikë, sipas tij.

“Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!,” shkruan ai në Facebook.

Statusi i plotë

“Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka i thotë Kryeministrit i Shqipërisë Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë! Nuk kanë rëndësi as thëniet e Presidentit drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikon me një rrugaç të pandreqshëm! E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, që e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shkon përtej plehut politik!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here