“Të mos guxojë njeri të prekë gocat”, dalin pamjet brenda Fakultetit të Drejtësisë

0
375

Policia private ka hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhjetëra studentë kanë qëndruar të “ngujuar” prej ditës së djeshme, si dhe kanë bllokuar me karrige të gjitha hyrjet. Në orët e vona të natës, policia private ka hapur derën kryesore me forcë që mbahej e mbyllur prej studentëve. Në rrjetet sociale, kanë qarkulluar video nga ky moment, xhiruar nga vetë studentët, të cilët dëgjohen duke bërë thirrje që të mos ndërhyjnë në iniciativën e tyre. “Të mos guxojë njeri të prekë studentë me dorë, të mos guxojë njeri të prekë gocat. Ora është një e natës dhe këta vijnë e bëjnë këto pisllëqe këtu”, shprehet një student i revoltuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here