Tsipras flet hapur: Nëse ndodh kjo gjë, do krijohet Shqipëria e Madhe

0
36

Kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë një interviste ka deklaruar se dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. “Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e atij vendi dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë” tha ai. Tsipras ka vazhduar më tej duke thënë se Marrëveshja e Prespës do ta ketë rrugën e hapur në Parlamentin grek dhe se ajo është arritja më e rëndësishme e qeverisë së tij pas daljes së vendit nga kriza ekonomike dhe se do të votohet brenda muajit janar.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj