Cirku Kombëtar nis shfaqjet me artistët për vitin 2019

0
45

Cirku Kombëtar njofton se sot fillojnë shfaqjet për këtë vit. Do të jetë shfaqja “Si ngjyrat e Ylberit”, e cila është e para që vjen në arenën e Cirkut Kombëtar. “Të nderuar spektatorë shfaqjet e Cirkut Kombëtar rifillojnë më datë 12-13 janar 2019 me premierën “Si ngjyrat e Ylberit”, ju mirëpresim çdo të shtunë dhe të diel në orën 11.00”, shkruan cirku. Edhe ky vit do të vijojë të jetë me premiera të tera nga artistët edhe pse është fillimi i vitit, por duke qenë 60 vjetori i Cirkut Kombëtar të tjera aktivitete do të zhvillohen. Misioni i Cirkut Kombëtar është ruajtja dhe lartësimi i vlerave të veçanta artistike-kulturore të artit të cirkut në vendin tonë, duke u mbështetur në traditat më të mira kombëtare e botërore. “Vizioni ynë për të ardhmen e Cirkut Kombëtar është shtrirja e aktivitetit të tij anembanë Shqipërisë, në të gjitha shtresat e grupmoshat, nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës dhe ministritë e tjera për të zbavitur, argëtuar, çlodhur dhe edukuar shikuesit tanë”, shkruan Cirku Kombëtar.

Pjesë e strukturës së Cirkut Kombëtar është Studio e Cirkut, e themeluar në vitin 1976, ku mësojnë e përgatiten artistët e rinj të cirkut nga mjeshtrit tanë të talentuar. Në mungesë të një shkolle cirku në vendin tonë kjo studio realizon funksionin e saj, duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e trupës artistike me elementin e nevojshëm në të gjitha profilet e cirkut. Duke filluar nga viti 1990 janë vendosur kontakte profesionale me cirqe, shkolla cirku dhe shoqata të ndryshme cirku në vendet Europiane. Janë organizuar aktivitete të rëndësishëm ndërkombëtarë, ku artistët tanë janë vlerësuar për nivelin e tyre artistik dhe profesional.  Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve. “Cirku ynë kurrë nuk ka reshtur së punuari dhe krijuari vlera të larta artistike, të vlerësuara për origjinalitetin e tyre shqiptar”, shkruhet në faqen e Cirkut Kombëtar.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj