Qeveria gati aktet nënligjore për SPAK, ja si do transferohet stafi i Krimeve të Rënda dhe masat e sigurisë për emrat që do luftojnë korrupsionin

0
527

Për ngritjen dhe funksionimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion duket se nuk do të ketë asnjë vonesë. Pas hapjes së garës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për 15 prokurorë antikorrupsion dhe miratimit të vendimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët e posaçëm kundër korrupsionit, në lëvizje është vënë edhe qeveria. Në Fletoren e Botimeve Zyrtare është bërë publike strategjia e Ministrisë së Drejtësisë, e cila përmban aktet nënligjore që tregojnë mënyrën sesi do të funksionojnë organet e reja të sistemit të drejtësisë. Një akt nënligjor mjaft i rëndësishëm që do të votohet nga qeveria brenda 4-mujorit të parë të vitit 2019 është ai që tregon përbërjen e stafit të KLGJ, KLP dhe SPAK. Sipas strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë, fillimisht Krimeve e Rënda do të shkrihen për t’i lënë vendin SPAK, ndërsa punonjësit e saj do të transferohen tek KLP, KLGJ, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Gjykata e Posaçme. “Për të drejtat dhe detyrimet gjatë transferimit të punonjësve civilë dhe punonjësve të tjerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si pjesë e administratës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, ose prokurorive të tjera”-Përcaktimi i të drejtave/detyrimeve të punonjësve civilë/punonjësve të tjerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë transferimit të tyre si pjesë e administratës së KLP; “Për të drejtat dhe detyrimet gjatë transferimit të punonjësve të zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor si pjesë e administratës së KLGJ-Përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve të zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor gjatë transferimit si pjesë e administratës së KLGJ”, thuhet në strategji.

Masat e sigurisë

Një tjetër akt nënligjor që po ashtu do të miratohet brenda këtij katërmujori është edhe ai që garanton sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. Kësaj kategorie shteti do t’i ofrojë mbrojtje nëse jeta e tij vihet në rrezik. “Për rregullat dhe procedurat për mbrojtjen e veçantë të magjistratëve gjatë ushtrimit të funksionit të tij”-Ofrimi i mbrojtjes së veçantë nga shteti në rast se jeta, shëndeti dhe pasuria e magjistratit ose familja e tij janë në rrezik. “Për ruajtjen e sigurisë në mjediset e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit”-Miratimi i rregullave të hollësishme mbi procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë së këtyre institucioneve. “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për garantimin e rregullt dhe sigurisë në gjykata”-Përcaktimi i kritereve dhe procedurave për sigurinë në gjykata. “Për procedurën e sigurisë së personelit të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit”-Miratimi i rregullave të detajuara mbi procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë së personelit të këtyre institucioneve”, janë disa nga aktet nënligjore që qeveria do të miratojë gjatë këtyre katër muajve. Akti tjetër nënligjor ka të bëjë me buxhetin SPAK, përmes miratimit të të cilit synohet të sigurohet mbështetja e nevojshme financiare dhe infrastrukturore e sistemit të drejtësisë me qëllim rritjen e pavarësisë, eficencës dhe profesionalizmit të tij. 

Mimoza Ibra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here