Studentët vazhdojnë ngujimin në fakultete, dekani i Juridikut: Studentët do qëndrojnë të ngujuar deri të dielën, pranuam kërkesat e tyre

0
20

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë vijuar ngujimin pranë auditorëve në shenjë proteste. Ata kanë zhvilluar një tryezë bisedimesh. Një nga studentët është shprehur se policia nuk po i lejon as të hyjnë, as të dalin, duke penguar që ata të marrin ushqim. Ai tha se nga ana e uniformave blu u është kërkuar identifikimi i tyre.

“Nuk na lejojnë as të hyjmë, as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojmë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni pse e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12. Ushqimet na lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani jonë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar”, tha studenti.

Në Fakultetin e Arkitekturës studentët e ngujuar kanë bllokuar dyert e jashtme dhe të brendshme. Por ngujimi ka vijuar edhe në Fakultetin Juridik, ku studentët do të qëndrojnë aty deri ditën e diel me lejë të dekanit. Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha deklaroi se ka rënë dakord me kërkesat që studentët i kanë paraqitur për të mos humbur vitin akademik. Ai tha se arriti në përfundimin që studentët e Fakultetit Juridik do të lirojnë ambientet e katit të parë ku ndodhet i gjithë dokumentacioni në fundjavë.

“Studentët na kanë paraqitur 5 pika si Dekanat. Pranuam pothuajse në mënyrë të plotë kërkesat e studentëve që kërkojnë të mos humbasin vitin shkollor, tu shtyhet pagesa e tarifave. Të shikohet mundësia që të ristrukturohet viti akademik që plotësimi i programit të shoqërohet dhe me një shtyrje të datave të provimit të semestrit të parë.  Ne arritëm në përfundimin që ne mund të plotësojmë kërkesat e tyre. Arritëm në përfundimin që studentët e drejtësisë që kërkojnë të qëndrojnë në ambientet e fakultetit deri ditën e diel të lirojnë ambientet e katit të parë, ku  është i gjithë dokumentacioni që lidhet me funksionimin e tij. Mora angazhimin e studentëve që të mos kem shqetësim”, tha Hoxha.

Dekani i Juridikut bëri një përmbledhje të situatës në këtë fakultet, që nga rikthimi i studentëve nga pushimet e fundvitit. Ai tha se situata ishte normale tre ditët e para. “Nga data 7, nga rifillimi i mësimit pas pushimeve, studentët e Fakultetit të Drejtësisë i ishin rikthyer bankave të Universitetit. Sistemi “Bachelor” më me pak pjesëmarrës, ndërsa cikli i dytë “Master” ishin pothuajse me pjesëmarrje të plotë. Pas tre ditësh të rikthimit të këtij normaliteti të studentëve dhe kujdesit të tyre për të ndjekur realizimin e pikave për të cilat kanë protestuar ,ne ju rikthyem situatës normale që në një moment të caktuar u bë jo normale. Një pjesë e studentëve bllokuan hapësirat e fakultetit”, tha ai. 

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj